Futboll

Rusi 2018 në rrezik për Boateng

Pas lëndimit të mbrëmshëm, Jerome Boateng rrezikon edhe Kupën e Botës, shkruajnë mediat gjermane.

Një lajm i keq vjen për gjithë tifozët e Gjermanisë, por edhe Bajernit: Boateng (29) është lënduar më shumë se çishte menduar gjatë ndeshjes Bajern vs Real Madrid. Sipas informacioneve të “Bild” ai ka lëndime të forta muskulare (në pjesën e sipërme të këmbës), ku duhet të qëndrojë nga katër deri gjashtë javë jashtë fushave. Sezona për Beotangun ka marrë fund, por rrezikon edhe pjesëmarrja e tij në KB!