Portrete të firmave
“Rush Cars”, sinonim i pasionit për veturat superluksoze
Betim dhe Blendian Rushiti flasin për jetën e tyre dhe prezantojnë në bisedë me albinfo.ch sallonin e tyre me vetura luksoze “Rush Cars” në Lucern
Bentley, Porsche, Ferrari, Lamborghini, Mercedes-Benz G 500, janë disa vetura super luksoze, me edicion të limituar që të rrëmbejnë shikimin posa të hysh brenda.
Bëhet fjalë për super-vetura që kushtojnë nga 45 mijë deri 600 mijë franga. Dhe ato nuk janë ekspozuar në panairin e veturave në Gjenevë, por në sallonin “Rush Cars” të dy vëllezërve Betim dhe Blendian Rushiti. Duket se “Rush Cars” është bërë një fole makinash luksoze në Lucern.
Vëllezërit Rushiti, tashmë janë bërë të njohur në këtë zonë të Lucernit, po edhe në tërë Zvicrën për makinat luksoze që ata i koleksionojnë në sallonin e tyre për t’i shitur për klientët.
Betimi dhe Blendiani kanë vendosur të flasin për jetën e tyre dhe të prezantojnë makinat e tyre për publikun e gjerë nëpërmjet albinfo.ch.
Dy vëllezërit përbëjnë një ekip kompakt: Përderisa Blendiani si ekonomist, është përgjegjës për ofertat dhe financimin e veturave, Betimi, merret me realizimin e shitjes së veturave në kontakt me klientët.
Ideja për një biznes me “bisha” të shtrenjta ishte e Betimit, i cili ka studiuar ekonomi me informatikë.
“Rang Rover” ishte vetura e parë që e shtyri në këtë biznes Betimin. Si i ri, ai kishte pasion për makinat e shtrenjta dhe luksoze. “Rang Roverin” e tij e kishte modifikuar dhe zbukuruar aq mirë, sa që pas dy orëve sa zgjati publikimi për shitje ishte paraqitur blerësi, i cili ishte shqiptar.
“Kjo ka qenë vetura që më ka nxitur të merrem me këtë biznes dhe pasi e kam vënë në shitje, menjëherë pas dy orësh ka pasur interesim për ta blerë”, tregon Betimi për idenë sesi erdhi te biznesi për shitblerjen e veturave super luksoze në Zvicër.
“Punojmë deri 15 orë në ditë dhe ende na mban entuziazmi i fillimit”
“Ne punojmë pa orar, pasi këtë punë e bëjmë nga pasioni. Jemi entuziastë ende. Edhe pse është vështirë, ne nuk ndalemi. Kur e punoj një veturë, e punoj sikur në fillim, ende më mban po ai entuziazëm. Ka dy vjet që e kemi Show Room-in. Tash kemi vetura që para dhjetë vjetësh i kemi parë vetëm nëpër posterë”, shprehet 27-vjeçari.
Edhe fqinjëve zviceranë nuk iu bëjnë më përshtypje super veturat e vëllezërve Rushiti me prejardhje nga Gjilani.
Si 19 vjeçar Bendiani kishte blerë Ferrari. “Këtu në rrethinë, të gjithë e dinë se me çfarë merremi, dhe në lagje na kanë pritur shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem deri më tani. Punojmë deri në 15 orë. Fqinjët na njohin dhe të gjithë këtu në rrethinë”, ndërlidhet Blendiani, duke na treguar se nuk i mbajnë të gjitha veturat në sallonin në Lucern.
“Veturat tjera i mbajmë në një garazh special, me numër të limituar dhe me prodhime speciale. Nuk i kemi në internet për shkak se ashtu ka kërkuar prodhuesi. Vetëm klientët tanë besnikë e kanë mundësinë për blerjen e këtyre veturave”, thotë Blendiani dhe numëron vendet jashtë Zvicrës ku tashmë veturat e tyre kanë gjetur blerësin.
Në Kosovë nuk shkojnë për t`i ekspozuar veturat e shtrenjta
“Rush Cars”, që është emërtuar nga mbiemri i vëllezërve Rushit ka shitur vitin e kaluar rreth 120 vetura, ekskluzive.
Por jo të gjithë mund të realizojnë ëndrrën për të siguruar një super veturë të vëllezërve Rushiti. “Kush ka veturë të mira, ka edhe të ardhura të mira. Banka nuk lejon të hysh në borxhe që nuk mund t’i shlyesh me kohë. Shqiptarët kanë pasion të madh për vetura, për këtë arsye edhe posedojnë vetura të shtrenjta në Zvicër”, thekson Betimi duke mohuar faktin se mund të marrësh lehtë me kredi ose “leasing” një veturë luksoze të shtrenjtë.
Ata asnjëherë nuk e harrojnë prejardhjen e tyre, dhe për këtë flet edhe fakti se pushimet i bëjnë atje. Po ashtu e njohin edhe fenomenin kur shqiptarët nga jashtë vijnë me vetura luksoze në Kosovë. “Ata kanë mundësi të shkojnë në Monako e në vende tjera, por shkojnë në Kosovë, pasi janë të lidhur me vendlindjen. Nuk është vetëm dëshira për të treguar çfarë veturash kanë, por dëshira për të parë edhe vendlindjen. Jemi të edukuar nga prindërit që të lidhemi me vendin e origjinës”, arsyeton Betimi dhe Blendian shkuarjen e mërgimtarëve me vetura të shtrenjta në Kosovë.
Për aksidentet gjatë verës në Kosovë, nuk janë përgjegjës vetem mërgimtarët
Për Betimin nuk qëndrojnë vlerësimet se disa shoferë që vijnë në Kosovë nga diaspora tregohen shumë të papërgjegjshëm gjatë vozitjes së veturave të tyre dhe ka më shumë aksidente.
“Gjithkund verës ka më shumë aksidente, nuk besoj se është nga shqiptarët që jetojnë në diasporë”, shprehet i zhgënjyer Betimi, duke pohuar megjithatë se shqiptarët e kanë në gjak shpejtësinë. Ai nuk është edhe për ligje të ashpra siç i aplikon Zvicra, sepse ka dënime edhe me burg. “Mendoj se është dashur të shikohen forma tjera, si në Angli apo Norvegji. Burgu mendoj se është dënim i ashpër, e shkatërron jetën e të rinjve. Komuna e Lucernit është shumë e ashpër me rregulla, ndër më të ashprat në Zvicër. Për një `auspuff` të konfiskohet vetura”, thotë ekonomisti 27-vjeçar.
Shesin edhe vetura me kredi pa interes…
Blendiani dhe Betimi mund të shesin vetura me kredi pa interes, duke u bazuar në rregullat e fesë islame. “Kjo vlen vetëm për ata që praktikojnë fenë dhe duan të shfrytëzojnë këtë të drejtë. Vetëm gjashtë biznese të këtilla në Zvicër mund ta bëjnë këtë, dhe ne jemi njëri ndër ta…”, përgjigjet Blendiani për klientët të cilët janë në kërkim të një kredie pa interes.
Madje thotë të kenë klientë edhe nga Kosova. Vëllezërit Rushti i njohin edhe në Gjilan, kur është fjala për vetura super luksoze.
“Ne me të vërtetë i kemi pasion veturat. Në Gjilan gjatës verës çdo e dyta është veturë e shtrenjtë, si në Monako, të duket vetja si në Panairin e Gjenevës”, thonë Betimi dhe Blendiani.
Vëllezërit Rushiti janë lindur, shkolluar dhe rritur në Lucern. Babai i tyre ushtron biznesin në ndërtimtari për 25 vite në Zvicër. Firma e tyre është specializuar kundër zjarrit dhe ujit. Blendiani ka vazhduar punën e babait në kompani.
Profili i kompanisë
- Adresa: Neuenkirchstrasse 10, 6020 Emmen
- Aktiviteti: Tregtia e automjeteve
- Tel: +41 (0)41 250 50 55
- Fax: +41 (0)41 252 00 89
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?