Sport
Rusët nuk i japin vizën Zhegrovës për shkak të pasaportës së tij kosovare!
Me këtë, lojtari i shquar do të mungojë në ndeshjen për Ligën e Europës FC Basel - Krasnodar që luhet nesër në Krasnodar, Rusi
“Rusët i thonë “njet” Zhegrovës”. Këtë titull mban artikulli i publikuar sot në gazetat zvicerane Tages Anzeiger, Basler Zeitung etj. që merret me ndërhyrjen e politikës në sport. Është e qartë pra: Rusia ia mohon vizën për hyrje shtetasit kosovar dhe lojtarit të FC Basel-it, e të Kombëtares kosovare Edon Zhegrovës. Me këtë, lojtari i shquar do të mungojë në ndeshjen për Ligën e Europës FC Basel – Krasnodar që luhet nesër në Krasnodar, Rusi.
“Edon Zhegrova mbase do të magjepste me lojën e tij buzë Detit tüe Zi. Magjinë që qëndron në shputat e tij e njohin në Bazel. Se ai ndoshta pikërisht për këtë arsye është i dashuruar në topin dhe me këtë gjë ndodh t`i zemërojë bashkëlojtarët dhe publikun, dihet po ashtu”, fillon shkrimi në gazetat zvicerane. Por ajo që nuk do të donim ta dinim dhe megjithatë na e bëjnë të ditur është se: sporti ka të bëjë shumë me politikën. Sepse sportisti profesionist Edon Zhegrova nuk do të mund të shkëlqejë buzë Detit të Zi kur FC Basel të enjten nga ora 16.50 do të luajë në kualifikimet për Europa League dhe me një fitore mund ta sigurojë vendin e parë në grup, transmeton albinfo.ch. Zhegrovës, për shkak të prejardhjes së tij kosovare, autoritetet ruse nuk i kanë dhënë vizën.
Sulmuesi anësor i rritur në Gjermani ka pasaportë kosovare, përcjell albinfo.ch. Kjo gjë ndodh në rrethanat kur qeveria ruse historikisht ashtu si dhe aktualisht i qëndron afër Serbisë, e cila vazhdon të ketë pretendime për territorin e Kosovës. Te “vëllai i madh” sllav serbët njohin aleatin e tyre më të ngushtë, gjë që ndër të tjera dëshmohet me faktin se Rusia hyn në mesin e atyre shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Së bashku me Kinën, rusët, duke përdorur të drejtën e Vetos pengojnë pranimin e Kosovës në OKB.
Ndër lojtarët që do të mungojnë në ndeshjen kundër Krasnodar-it janë edhe dy shqiptarë: Taulant Xhaka dhe Tician Tushi. Por ata nuk e kanë problemin e pasaportës.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër