Bota
Rumania, Bullgaria dhe Kroacia afër përdorimit të euros
Rasti më i fundit është Rumania, shkruan Bloomberg, e cila tha javën e kaluar se do të paraqesë strategjinë e saj deri në fund të vitit, duke rindezur kështu një ide që u mbyll në vitin 2015
Tre shtetet më të varfra të Bashkimit Evropian, tani kanë marrë miratimin e eurozonës, pas përpjekjesh të gjata për të përmbushur kushtet e nevojshme, për të përdorur monedhën e përbashkët euro.
Rasti më i fundit është Rumania, shkruan Bloomberg, e cila tha javën e kaluar se do të paraqesë strategjinë e saj deri në fund të vitit, duke rindezur kështu një ide që u mbyll në vitin 2015, shkruan ‘Monitor’.
Kjo nismë, bashkohet me Bullgarinë dhe Kroacinë, me qëllim kërkimin e një rrugë për t’u bashkuar me eurozonën. Ekspertët shkruajnë se kjo mund të ndihmojë vendet e Ballkanit të qëndrojnë pranë BE-së, meqë lindin pyetje për mënyrën se si do të shpërndahen më vonë fondet e rëndësishme të zhvillimit, përcjell albinfo.ch.
Planet e tre vendeve bien në kontrast me shtetet më të pasura të Evropës Lindore ish-komuniste. Ndërsa Sllovenia, Sllovakia dhe vendet Baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë përdorin të gjithë euron si monedhë të përbashkët; Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk kanë plane për të ndjekur këtë shembull.
Përvoja e Greqisë se çfarë mund të ndodhë kur politika monetare e pavarur nuk funksiononte më, nuk ka ndihmuar. Por, kur për anëtarët më pak të pasur të BE-së, fondet e zhvillimit mund të jenë të nevojshme për vitet që vijnë, atëherë përdorimi i euros do t’i ndihmojë të kapërcejnë hendekun e pasurisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik