Zhvillim
Rumani – Shqipëri, marrëveshje 1 mild. në energjetikë
Përfaqësuesit e Rumanisë dhe ata të Shqipërisë janë marrë vesh që Rumani të eksportojë në Shqipëri energji elektrike në vlerë 1 miliard euro
Ministri rumun i ekonomisë, Konstantin Nita dhe homologu i tij shqiptar, Arben Ahmetaj kanë rënë dakord që brenda një viti, Rumani të eskortojë në Shqipëri energji elektrike në vlerë një miliard euro. Këtë lajm e kanë konfirmuar mediet e Rumanisë, të cilët thonë se palët kanë rënë dakord për kontratën e re.
Sipas burimeve të medieve rumune, kontrata parashikon eksportin e sasisë prej 2.5 kilovat energji për ore në vit ndërkohë që detajet e marrëveshjes pritet të diskutohen.
“Ne biseduam me delegacionin shqiptar në lidhje me nevojën për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Një pikë e rëndësishme në rendin e ditës të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, ekspertiza e Rumanisë dhe përvoja në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës”, citohet të ketë thonë ministri Nita raporton “Shekulli”
Në këtë drejtim, ai ka thënë se ka potencial për përfshirjen e kompanive rumune në zhvillimin e projekteve në tregun shqiptar, ndërsa fushat prioritare, sipas tij janë: ndërtimit të hidrocentraleve, infrastrukturës rrugore, bujqësia dhe industria e tekstilit.
“Në të njëjtën kohë, për Rumaninë është një mundësi për të përfituar nga prodhimi i tepërt i energjisë, duke e shitur atë në tregun shqiptar. Prodhuesit e energjisë ne Rumani kanë mundësinë për t’u bërë aktive në tregun rajonal, duke kapitalizuar prodhimin e tyre të energjisë me çmime konkurruese”, ka thënë Constantin Nita.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?