Shqipëria
Ruçi në Gjenevë: Shqipëria gjithnjë e më afër integrimit në BE
Parlamenti dhe qeveria shqiptare përmes ndërmarrjes së reformave në administratën publike, shëndetësi dhe ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare e sjellin Shqipërinë gjithnjë e më afër integrimit në BE.
Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Gjenevë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruajnë mediat shqiptare.
Ruçi, theksoi se “Shqipëria do të organizojë një aktivitet paralel mbi kontributin e vendeve të rajonit tonë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria vlerëson nismat e Kombeve të Bashkuara, që do të ndihmojnë shoqërinë shqiptare, në mënyrë të veçantë politkëbërsit shqiptarë për të vendosur agjendën e punës, mandatin politik ose agjendën tonë të përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian, në kontestin global të zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Ruçi, përcjell albinfo.ch.
Kryepralamentari Ruçi u shpreh se “Shqipëria dhe Parlamenti të angazhuar janë të angazhuar plotësisht në zbatimin e reformës në drejtësi për rritjen e transparencës përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe rritjen e aksesit të publikut te drejtësia”.
Ruçi tha se “Kuvendi ka miratuar një rezolutë për bashkëpunimin me shoqërinë civile. Parlamenti është një model i mirë i bashkëpunimit. Kjo përvojë duhet të përdoret edhe në lidhje me arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, shtoi ndër të tjera Ruçi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik