Integrimi

“Rrugëtimi i Skënderbeut”, nga Napoli në Greqi

Shoqata “Iskander” më 11 maj organizon aktivitetin “Rrugëtimi i Skënderbeut”.

Ky aktivitet do të përfshijë vizitë njëditore në Greqi dhe në një pjesë të ‘Shqipërisë’ në Itali, shkruan albaniannews, përcjell në shqip albinfo.ch.

Lajmi për këtë ‘udhëtim historik’ është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të ministrit të Diasporës në Shqipëri.

“Nga Napoli në Greqi, shoqata “Iskander” organizon ditën e shtunë, më 11 maj, “Rrugëtimin e Skënderbeut”, një turne historik për t’u njohur me vendet që ruajnë ende gjurmë të kalimit të Skënderbeut në Napoli”, thuhet në njoftim.