Lajme

Rrugëtimi i mërgimtarit shqiptar në Portugali, sot, një storie suksesi

Mërgimtari nga Lisbona rrëfen sfidat e jetesës dhe hapjen e një restoranti

Të shumtë janë mërgimtarët shqiptarë që kanë arritur suksese në fusha të ndryshme me bizneset e tyre.

Një sipërmarrës shqiptar në Portugali, së fundi ka rrëfyer sfidat e jetesës në Lisbonë dhe hapjen e një restoranti me kuzhinë italiane që në vitin 2014, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Xhuliano Hila, shqiptari nga Shkodra, i cili ndoqi fillimisht studimet në Itali dhe më pas fitoi një bursë “Erasmus” në Lisbonë, ku dhe ndërtoi karrierën e tij.

Xhuliano është një 27-vjeçar që është larguar nga Shqipëria që në vitin 2014, kohë kur vendosi të ndiqte fillimisht studimet në Itali. Më pas ai fitoi një bursë “Erasmus” në Lisbonë, ku dhe u zhvendos të jetonte.

Duhet theksuar se ai është i angazhuar me një praktikë 4-mujore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Portugali, në bazë të profilit të studimeve që janë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkenca politike.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.