Bota
Rrugët më të bukura të Evropës
Nga korridoret e vogla, deri te rrugët kryesore, këto janë rrugët që ia vlen të shëtisni – sipas ekipit global të ekspertëve vendas të Time Out
Rrugët janë zemra e jetës lokale; ato janë vendi ku bashkohen komunitetet, ku bizneset e reja lokale bëhen pika kryesore dhe ku njerëzit dalin, kalojnë kohën e lirë dhe argëtohen.
Pra, cilat janë rrugët më interesante në botë, që ia vlen të vizitoni? Për të gjetur përgjigjen, ekipi global i redaktorëve dhe kontribuuesve ekspertë vendas të Time Out krijoi një rast për rrugën më interesante në qytetin e tyre, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Oranienstraße, Berlin
Ditën apo natën, ka shumë gjëra që ndodhin në Oranienstraße. Në mbrëmje, njerëzit dëfrejnë në një nga klubet me famë botërore të Berlinit. Vizitoni Café Luzia, ose barin Franken, të mbuluar me grafite dhe punk-rock. Dashamirësit e historisë së muzikës, duhet të ndalen tek SO36, streha e kaluar e mega-yjeve, David Bowie dhe Iggy Pop.
Sot, kjo hapësirë përfshin gjithçka, disko, salla balloje, si dhe eventin mujor LGBTQ+ Gayhane. Gjatë ditës, mund të bëni disa blerje nëpër në dyqane si Vintage Living dhe Kleiderei.
Rua da Boavista, Lisbonë
Pak lagje në Lisbonë, kanë jetuar aq shumë sa Cais do Sodré, një lagje që është rritur përtej trashëgimisë së saj të jetës së natës dhe është bërë një vend për të bërë blerje lokale, për të ngrënë një vakt me miqtë.
Rua da Boavista, përfaqëson shumë mirë kapitullin e ri të lagjes: një rrugë qendrore, ku sipërmarrjet e reja për të ngrënë, pirë dhe për të bërë blerje, mbijnë gjatë gjithë kohës.
Rruga Gerrard, Londër
Ditët e sotme, ndikimi kinez në kulturën tonë mund të shihet, të dëgjohet dhe të shijohet në të gjithë kryeqytetin britanik. Ka restorante të mahnitshme, me kuzhina rajonale deri tani të panjohura, në çdo cep të hartës së metrosë.
Por, Chinatown, ai në Soho, është i veçantë, si për nga rëndësia e tij historike, ashtu edhe për nga rilindja, e fuqizuar nga mediat sociale. Disa vite më parë, pas pandemisë, londinezët vërtet kishin frikë për mbijetesën e saj. Sot, Rruga Gerrard, është ndoshta pjesa më e gjallë e Londrës.
Rruga Conde Duque, Madrid
E lënë në hije nga Malasaña fqinje, Conde Duque ka qenë e panjohur deri vonë – ashtu si kjo rrugë, e cila i jep emrin e saj lagjes. Falë zhurmës së aktivitetit rreth Qendrës Kulturore Condeduque, një ish-kazermë ushtarake e kthyer në një sallë ekspozite, teatër, kinema verore (dhe shumë më tepër), zonës tani i është dhënë një jetë e re.
Duket se forca magnetike e këtij institucioni, ka tërhequr pafund dyqane, bare dhe restorante të reja, të cilat e kanë kthyer rrugën Conde Duque, në një nga zonat më trendi të kryeqytetit.
Rue de Belleville, Paris
Rue de Belleville është arteria kryesore që kalon nëpër ish-fshatin Belleville. Dikur shtëpia e një teleferiku, rruga ngjitet deri në pikën më të lartë të kodrës më të lartë në Paris (prandaj emri ‘Belle Vue’, që do të thotë pamje e bukur). Dhe rrugës nuk i mungon bukuria: në kryqëzimin me Rue des Pyrenées, Kulla Eifel duket magjike.
Rue de Belleville është kaq e popullarizuar midis vendasve, sepse aty ndodhen disa nga baret më të mira në kryeqytet, dhe në qendër të Chinatown Belleville, ka gjithashtu shumë gjëra të shijshme për të ngrënë.
Rruga Camden, Dublin
Vetëm dhjetë minuta shëtitje nga qendra e mbushur me turistë e qytetit, rruga Camden dhe zona përreth saj është një lagje, që ka ruajtur pamjen e saj, pavarësisht se është bërë ‘një pikë e nxehtë’.
E ndodhur pranë shtëpisë stërgjyshore të George Bernard Shaw, Camden Street karakterizohet nga bare, art me tematikë politike dhe shumë restorante.
Rruga Troon, Athinë
Duke tërhequr një përzierje artistësh, stilistësh, muzikantësh dhe nomadësh dixhitalë bohemianë, Petralona është bërë një nga lagjet rezidenciale më të dëshirueshme të Athinës, gjatë dekadës së fundit. Gjithnjë e më shumë, në zemër të të gjithë kësaj është Troon, i cili shkon nga Thissio dhe observatori në Kodrën e Filopappos, deri te sheshi jugor Merkouri.
Kodra e bukur ka nga vila klasike, blloqe apartamentesh retro dhe një valë të re ndërtesash rezidenciale arkitekturore. Vendasit miqësorë, kalojnë kohën në tavernat klasike dhe bareve.
Rruga duket se kap në mënyrë të përsosur ndryshimin aktual në energjitë e kryeqytetit grek – duke shkrirë sharmin e botës së vjetër të qytetit me zhvillimet interesante të artit bashkëkohor.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor