Futboll
Rrugët e Londrës tregojnë dëshpërimin e tifozëve anglezë
Tifozët e Anglisë mbeten me zemra të thyera të dielën mbrëma pasi Italia fitoi finalen e Euro 2020 në Wembley, duke thyer ëndrrat e tifozëve të Tre Luanëve, të cilët ishin ndier të sigurt se ishte koha e tyre, përcjell albinfo.ch.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet një nga rrugët e Londrës, me shumë mundësi pranë Wembleyt, e cila është e mbushur me mbeturina.
More embarrassed by the section of our fans prepared to wreck our own national stadium than anything the England players did last night. pic.twitter.com/K1jbgCK9ZH
— Darren Lewis (@MirrorDarren) July 12, 2021
Të gjithë kanë hedhur në tokë ushqimet dhe shishet e pijeve, duke krijuar një pamje aspak qytetare, të cilën nuk e kemi parë as në Shqipëri, ku shquhemi për hedhjen e plehrave jo në vendin e duhur.
https://streamable.com/fc9hqh
Humbja kishte goditur rëndë tifozët e Anglisë, ku pas skenave në fillim të ndeshjes, kishin shkatërruar gjithçka edhe pas saj.
Një pikturë murale kushtuar Marcus Rashford u vandalizua më pak se një orë pas humbjes së Anglisë në finalen e Euro 2020.
Rrugët e kryeqytetit anglez në orët e para të mëngjesit ishin sikur të kishte ndodhur ndonjë luftë dhe jo një ndeshje futbolli.
Rrëmuja e shkaktuar nga tifozët duke gjuajtur në tokë gjithçka iu kishte dalë para.
Dëme të mëdha po konsiderohen se janë shkaktuar edhe në stadium dhe rreth tij, ku shihen rrethojat që janë dëmtuar tej mase nga tifozët.
Gjithashtu ka pasur abuzime raciste ndaj futbollistëve që humbën penalltitë.
Shoqata e Futbollit dhe Qeveria kanë dënuar abuzimin racist të drejtuar lojtarëve pas humbjes zemërthyer të Tre Luanëve në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra