Lajme
Rrugë ligjore për t’i mohuar akuzat e Martyt
Thaçi tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet legale dhe se pret mbështetje nga vendet e BE-së për t’i zbardhur këto akuza
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ka vendosur t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta mohuar atë çfarë ka thënë raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty. Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se raporti i Martyt është një përpjekje e dështuar e tij për ta njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për ta dëmtuar imazhin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar.
Ai tha së është prekur personalisht, por edhe si kryeministër i Kosovës për këto pretendime, por sipas tij, me rëndësi është që e vërteta dhe e drejta është në anën e kosovarëve. “Dihet se kush ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë dhe për këto krime shumë udhëheqës të shtetit serb janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte”, tha Thaçi.
Kryeministri i Kosovës tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet legale dhe se pret mbështetje nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për t’i zbardhur këto akuza të pabaza. Kryeministri Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i marrin me qetësi këto raporte, duke thënë se Kosova është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane