Lajme
Rrugë e vështirë e institucionalizimit të mësimit shqip në diasporë
Me pjesëmarrjen e tre ministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë, shumë përgjegjësve të arsimit të të dy shteteve dhe të vendeve ku jetojnë shqiptarët, po mbahet në Prishtinë Konferenca për institucionalizimin e mësimit shqip në diasporë
Një sallë luksoze por e pangrohur ka pritur mësuesit shqiptarë nga diaspora dhe mysafirët e pjesëmarrësit tjerë të konferencës treditore që ka filluar sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Organizimi, nikoqir i të cilit është Ministria e Diasporës ka pasur mbështetjen edhe të ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës dhe të këshillave nacionale të arsimit në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi.
Hapjen e punimeve të konferencës e kanë përshëndetur ministrat përkatës; i diasporës, Ibrahim Makolli, i arsimit i Shqipërisë Myqerem Tafai dhe ai i arsimit i Kosovës, Ramë Buja.
Ministri Makolli, pasi ka njohur kontributin e mësuesve dhe prindërve shqiptarë jashtë vendit ka thënë se gjendja në të cilën është mësimi plotësues lë mjaft ppër të dëshiruar. Ai ka thënë se ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e nxënësve të përfshirë në mësimin plotësues. Por sipas të dhënave të përafërta, mesatarja përfshirjes nuk është më e lartë se 5 për qind. Natyrisht dallimet në përqindje janë shumë të mëdha, sipas shteteve. Kështu, në Finlandë kemi një përfshirje rreth 92 për qind dhe në Suedi rreth 60 për qind, ndërkohë që në shtetet tjera kjo përfshirje është rreth 5 e më pak për qind. Përfshirja më e lartë në dy vendet e përmendura skandinave është reflektim i futjes së mësimit plotësues në sistemin e vendeve përkatëse, ka thënë ministri Makolli. Ai ka shfaqur shpresën se kjo konferencë do të tregojë udhën që duhet ndjekur për përmirësimin e gjendjes dhe modelit të institucionalizimit të mësimit plotësues jashtë vendit.
Ministri i Arsimit i Shqipërisë, Myqerem Tafai ka përkujtuar se kjo konferencë po mbahet në vitin kur po shënohet 100 vjetori i Shqipërisë. Ai ka folur duke u fokusuar në diasporën që e ka quajtur ai, të re, respektivisht atë të njëzet viteve të fundit. Ai ka thënë se diaspora e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, “janë takuar jashtë vendit dhe ato po zhvillohen bashkërisht”. Diaspora jonë nuk është e rëndësishme vetëm për remitencat që sjell por edhe si potencial i pazëvendësueshëm intelektual në shërbim të zhvillimit të hapësirës shqiptare. Tafaj ka përmendur me këtë rast rastet konkrete të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të përthithur këto potenciale, duke u ofruar kushte adekuate mërgimtarëve të shkolluar jashtë vendit në institucionet shqiptare. Ai ka folur edhe për ofertën e re të qeverisë shqiptare për mbështetjen e studentëve shqiptarë që do të ndiqnin studimet në 50 universitetet më prestigjioze të vendit, të cilët pastaj duhet të kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre.
Ndërsa ministri i arsimit i Kosovës, Ramë Buja ka folur për të arriturat e kësaj ministrie si përpilimi i abetares së përbashkët për Shqipëri dhe Kosovë. Por, ka nënvizuar ai, përfshirja në mësimin plotësues është shqetësuese. “Besoj se punimet e kësaj konference do të japë një përgjigje për këtë gjendje. “Numri i përbashkët i të gjithë nxënësve shqiptarë jashtë vendit të përfshirë në mësim plotësues është gjithsej 30 mijë ndërkohë që llogaritet se janë rreth 700 mijë që duhej të ishin të përfshirë.
Konferenca ka vazhduar punimet e pasdites në grupe të ndryshme pune të përbëra nga përgjegjës dhe njohës të aspekteve të ndryshme të mësimit plotësues. Legjislacioni, kurikulat, tekstet, mediatizimi etj. janë subjekt i punimeve të grupeve punuese në fjalë që do të vazhdojnë edhe ditën e dytë dhe të tretë të konferencës.
Në konferencë po marrin pjesë dhe po e japin kontributin e tyre mësues dhe organizues të mësimit plotësues nga pothuaj të gjitha vendet ku jeton mërgata shqiptare. Por, duhet theksuar se mungojnë këtu ambasadorët e vendeve përkatëse në Prishtinë, pjesëmarrja e të cilëve është paralajmëruar. Kjo mungesë sigurisht do të peshojë shumë, duke pasur parasysh se institucionalizimi i mësimit shqip mund dhe duhet të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit me institucionet e vendeve që përfaqësojnë ambasadorët në fjalë.
B.SH
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?