Lajme

Biznesmenët shqiptarë nga Austria dhuruan 50 Ipad për nxënësit e katër shkollave në Istog

Në kohën kur komunikimi i nxënësve me mësimdhënësit vazhdon të bëhet onlinë, katër shkollave të komunës së Istogut u janë dhuruar 50 Ipad. Kjo falë kontributit të disa anëtarëve të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri të cilët vijnë nga rajoni i kësaj komune.. Për kontributin e dhënë të këtyre biznesmenëve shqiptare të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri, ka njoftuar faqja e Rrjetit, Albanien Global Diaspora Business Network, përcjell albinfo.at

Siç njoftohet donacioni është mirëpritur edhe nga komuna e Istogut.

Pas këtij kontributi, kryetari i Rrjetit, Yll Blakaj ka theksuar: “Faleminderit Bizneseve anëtare të Rrjetit të Austrisë qe edhe në kohë Pandemie u treguan zemër bujar”, shkruan albinfo.at

Në vijim postimi i plotë:

Antarët e Rrjetit nga rajoni i Istogut nën udhëheqjen e kryetarit të Rrjetit për Austri, Yll Blakaj kanë dhuruar 50 ipad për fëmijët e 4 shkollave të kësaj komune.

Siç e dimë një pajisje e tillë ka qenë dhe është e domosdoshme këtë vit kur komunikimi i nxënësve me mėsimdhėnës po bëhet online.

Ky donacion është mirëpritur nga Komuna e Istogut.

Shkollat që ndahen ipadat;

  1. Banjë, “Trepça”
  2. Gurrakoc, “Martin Camaj”
  3. Zallq, “Avni Rrustemi
  4. Uçë, “Tre dëshmorët”.