Integrimi
Rrjeti i Bizneseve nderon me mirënjohje Ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni
Në vazhdën e takimeve përshëndetëse Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, para se të largohet nga misioni diplomatik në Zvicër është nderuar edhe me mirënjohje të ndryshme.
Të ejten në Ambasadën e Shqiperisë në Bernë një delegacion i Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, i kryesuar nga kryetari i Rrjetit, Qamil Isufi, nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha, si dhe këshilltari juridik, Nazmi Jakurti, kanë takuar diplomatin shqiptar për të nderuar me një mirënjohje për kontributin e çmuar në përkrahjen e vazhdueshme të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSHZ), ngritjen në një nivel më të lartë të shoqërisë shqiptare dhe bizneseve shqiptare në Zvicër.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër falenderoi diplomatin shqiptar për kontributin e çmuar në ngritjen e imazhit të shqiptarëve; për kontribut në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqipatre, posaqërisht për bashkëpunimin dhe mbështetjen e bizneseve shqiptare në Zvicër.
Ambasadori Gjoni, duke i falenderuar për këtë vlerësim, shprehu konsideratën e tij për gjithë komunitetin e bizneseve shqiptare anetare të kësaj shoqate. Po ashtu shprehu një vlerësim të veçantë për unifikimin e dy shoqatave të bizneseve shqiptare në Zvicër.
Ambasadori i deritanishëm i Republikës së Shqipërisë, në Bernë, Ilir Gjoni do të vazhdojë misionin si Ambasador në NATO në vend të tij do të vjen gazetari i njohur, Mustafa Nano.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta Një në nëntë banorë zviceranë investojnë në kriptovaluta. Megjithatë, shumica e bëjnë këtë për kuriozitet dhe...
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore