Shkurt.ch

Rritje simbolike e ndihmave sociale

Mesatarja e rritjes te të gjithë përfituesit e ndimave sociale do të jetë 16.8 franga.

Falë një përshtatjeje me shtrenjtimet e shpenzimeve të jetës, që janë bërë kohëve të fundit , përfituesit e ndihave sociale pritet të marrin më shumë ndihma sociale se deri më tash . Bëhet fjalë për një rritje simbolike. Kështu, me këtë ndryshim, rastet sociale pa familje do të marrin 17 franga më shumë në muaj se sa kanë marrë deri më tash. Ndërsa mesatarja e rritjes te të gjithë përfituesit do të jetë 16.8 franga.

Kjo rritje vjen nga rekomandimi që SKOS (Konferenca Zvicerane për Ndihmë Sociale) u ka bërë kantoneve që mbi bazën e deritashme të ndihmave sociale të shtojë kompensimin për shtrenjtimin e shpenzimeve jetësore prej 1.75%.

Hera e fundit që janë ngritur ndihmat sociale ka qenë para shtatë viteve, shkruan gazeta 20 Minuten.