Lajme
Rritje rekorde e çmimeve në vendet e BE-së
Eurostat tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2.0 për qind.
Inflacioni në Eurozonë ka shënuar rritjen më të lartë që nga tetori i vitit 2018, njoftoi agjencia evropiane e statistikave Eurostat.
Të dhënat bëhen të ditura në kohën kur kufizimet kundër koronavirusit në gjithë Evropën po lehtësohen.
Në ekonomi, inflacioni paraqet rritjen e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve, apo anasjelltas shkallën e rënies së fuqisë blerëse të konsumatorit.
Ekonomistët besojnë se nivelet e larta të inflacionit janë të dëmshme.
Eurostat tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2.0 për qind. Kjo shifër është përtej objektivit të Bankës Qendrore Evropiane.
Rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht për shkak të bllokimeve të vendosura gjatë pandemisë.
Shkalla e papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill ishte 7.3 për qind në prill me 15.38 milionë njerëz të papunë.
Sipas agjencisë, tregu i punës në Eurozonë ka mbetur relativisht i kursyer nga pasojat e pandemisë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh