Shkurt.ch
Rritje kriminaliteti te azilkërkuesit
Gjithsej 14.430 azilkërkues janë regjistruar në gjysmën e parë të vitit 2012 në Zvicër. Më shumë se 19 mijë kërkesa azili janë në shqyrtim e sipër nga Qeveria në Bernë dhe nëpër kantone! Nga ana tjetër, autoritetet kanë alarmuar se azilkërkuesit në Kantonin e Cyrihut gjithnjë e më shumë po kryejnë vepra kriminale.
Kantoni i Cyrihut tani është duke bërë përpjekje nëpërmjet kufizimeve të përballet me këtë tendencë në rritje të krimit nga ana e azilkërkuesve.
Kthimi në vendet e origjinës shpesh nuk është i lehtë. Policia raporton se është rritur numri i delikteve në Cyrih.
“Në 2010-ën statistikat flasin për 560 raste, një vit më vonë për 923, ndërsa këtë vit deri në dhjetor do të regjistrohen 1300 delikte të tilla”, tha Franz Bättig, shefi i policisë kantonale të Cyrihut.
Policia do të marrë masa në kufizimin e lëvizjes për azilkërkuesit, duke ndaluar zona të caktuara në Cyrih.
Zvicra është bërë një vend atraktiv për azilkërkues kriminelë, për shkak se dënimet e këtushme janë relativisht të buta në krahasim me vendet e origjinës, transmeton NZZ.Të dënuarit trajtohen mirë në burgje nga autoritetet zvicerane.
Kantoni i Cyrihut po kërkon nga Qeveria federale në Bernë zbatim më të mirë të paraburgimit, deportimit dhe riatdhesimit, tha drejtori për siguri i Cyrihut, Mario Fehr.
“Azilkërkuesit e refuzuar duhet të dëbohen shpejt. Qeveria federale shpejt duhet të lidhë marrëveshje të reja migracioni me vendet e treta. Deri tani, Zvicra ka bërë përparim të vërtetë në marrëveshje për migracionin me Tunizinë dhe Nigerinë”, tha Fehr.
Me disa vende të origjinës së azilkërkuesve Zvicra ka ende probleme, veçanërisht me Algjerinë, e cila nuk e konsideron të domosdoshme marrëveshjen. Edhe me Marokun deri tash nuk ka ende marrëveshje.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?