Uncategorized

Rritje e vogël e pagave në tremujorin e dytë

Të ardhurat e 18 milionë të punësuarve, sipas Zyrës Federale të Statistikës, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për vetëm 0.9 për qind

Të punësuarit në Gjermani, të cilët janë të pajisur me Kontratën e Përgjithshme të Punës (GAV), kanë pasur një rritje simbolike të pagave në tremujorin e kaluar. Është kjo rritja më e vogël e regjistruar në Gjermani nga viti 2011, shkruan srf.ch.

Të ardhurat e 18 milionë të punësuarve, sipas Zyrës Federale të Statistikës, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për vetëm 0.9 për qind.

Si njëri ndër shkaqet e rritjes së ulët, përmendet fakti se lidhja e marrëveshjeve në degët e rëndësishme të ekonomisë si elektronike dhe kimike ashtu dhe në shërbimet publike ende nuk kanë hyrë në fuqi, në tremujorin e dytë të vitit aktual.

Pagat në tregtinë me pakicë kanë pasur rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe.