Bota

Rritje e numrit të emigrantëve edhe në Spanjë

Më shumë se 9 000 njerëz kanë mbërritur në Spanjë këtë vit, tre herë më shumë se vitin e shkuar, sipas OKB-së

Roja Bregdetare spanjolle ka bërë të ditur se ka shpëtuar 600 emigrantë të cilët vinin nga Maroku brenda 24 orësh.

Kjo njëherësh shënon një rritje serioze të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se emigrantët ishin të ndarë në 15 mjete të ndryshme lundrimi, mes të cilave edhe një varkë lodër me rrema. Mes tyre ishin 35 fëmijë dhe një foshnje, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Më shumë se 9 000 njerëz kanë mbërritur në Spanjë këtë vit, tre herë më shumë se vitin e shkuar, sipas OKB-së. Madje, sipas ekspertëve, këtë vit Spanja do të ketë më shumë mbërritje emigrantësh sesa Greqia, përcjell albinfo.ch.