Shkurt.ch

Rritje e numrit të azilkërkuesve gjatë gjysmëvjetorit të parë

Sipas Entit për Migracion rritja është 35% por nuk mund të flitet për një “shpërthim”, marrë parasysh krizën pas trazirave në Afrikën e Veriut .

Me gjithë faktin se gjatë muajit qershor kishte një rënie për një të katërtën në krahasim me një muaj më parë, numri i azilkërkuesve gjatë gjysmëvjetorit të parë është më i madh se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Ai e tejkalon atë përe një të tretën, ka njoftuar mediet zvicerane Zyra Federale për Migracion. Sipas kësaj zyre, rritja është e madhe por nuk mund të flitet për një “shpërthim”, marrë parasysh krizën e refugjatëve pas trazirave në Afrikën e Veriut. 

Kështu, përderisa në gjashtë muajt e vitit 2010 në Zvicër ishin shënuar 7244 kërkesa për azil, në gjysmën e vitit 2011 kanë qenë 9795 veta që kanë kërkuar strehim, ose 35 për qind më tepër.