Fotolajmi
Rritje e madhe e papunësisë në Austri
Papunësia në Austri gjatë muajit korrik ka shënuar rritje për 7, 2 % . Rritja më e madhe është vlerësuar në Vjenë, përcjell albinfo.ch.
Papunësia në Austri është rritur edhe gjatë muajt korrik. 376522 persona gjatë këtij muaji kanë qenë të papunë, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tashmë rritja është 7.2 për qind. Prej tyre 56.642 persona të të papunëve po bëjnë kurse trajnimi për punë, ndërsa 319 880 persona janë të regjistruar si të papunë, ka njoftuar të hënën Shërbimi austriak i Tregut të Punës (AMS) si dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, raporton “kurier.at”.
Shkalla e papunësisë (përkufizimin kombëtar) u rrit me 0.7 pikë përqindjeje në 8.1 për qind. Veçanërisht të goditura rëndë nga rritja kanë qenë shëndetësia dhe shërbimet sociale (12,2 për qind), industria e ndërtimit (11,5 për qind) dhe zona e përkohshme (10,0 për qind), theksuan Shërbimi i Tregut të Punës (AMS) dhe Ministria e Çështjeve Sociale të hënën.
Shkalla më të lartë të rritjes së papunësisë ka pasur në Vjenë me (18.9 për qind), pasuar nga Austria e Epërme me (11.4 për qind), Austria e Ulët me (9.3 për qind), ndërsa shkallë më e vogël është shënuar në Vorarlberg (2.0 për qind) dhe në Tirol (2,6 për qind).
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













