Lajme

Rritje e madhe, e papritur, e papunësisë në SHBA

Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa të reja për përfitime nga papunësia u rrit papritur javën e kaluar, duke mbështetur pikëpamjet që rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 po mbaronte nga zvogëlimi i fondeve të qeverisë.

Kërkesat për përfitimet e ndihmave të shtetit ishin 870,000 për javën që përfundoi, më 19 shtator, krahasuar me 866,000 në javën e mëparshme, tha të enjten Departamenti i Punës.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar 840,000 aplikime në javën e fundit.

Ndërsa rihapja e bizneseve në maj rriti aktivitetin, kërkesa në industritë e shërbimeve ka mbetur e dobët, duke mbajtur largimet nga puna të larta, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.