Lajme

Rritje e lartë e kërkesave për marrjen e shtetësisë gjermane

Në Koln aktualisht janë duke pritur 8.000 kërkesa për marrjen e nënshtetësisë, ndërkohë që qyteti ofron vetëm 500 termine në muaj

Marrja e shtetësisë gjermane është lehtësuar dhe mund të aplikohet lehtësisht. Vlen të theksohet se shtetësia gjermane mund të merret brenda pesë vjetësh, e në rastet e integrimit të mirë, madje edhe për tre vjet, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se marrja e shtetësisë gjermane është lehtësuar edhe për fëmijë, sepse ata marrin automatikisht shtetësinë, nëse njëri prind jeton në Gjermani të paktën pesë vjet “me letra”, pra me status të rregullt.
Ndërkohë, problemi më i madh është pritja jashtëzakonisht e gjatë në shumë qytete, sepse ato janë të mbingarkuara nga kërkesat për rregullimin e dokumenteve.
Në Koln, për shembull, aktualisht janë duke pritur për përpunim mbi 8.000 kërkesa për marrjen e nënshtetësisë, ndërkohë që qyteti ofron vetëm rreth 500 termine në muaj.
Shkaku thuhet se është mungesa e punëtorëve në adminsitratë dhe mungesa e digjitalizimit.