Shkurt.ch

Rritje e kënaqshme e të ardhurave për vitin që vjen

Travail Suisse, një organizatë sindikatash zvicerane, është shprehur se rritja e paralajmëruar e pagave për vitin 2011 është në përgjithësi e kënaqshme. Kjo organizatë vlerëson se rritja nominale e të ardhurave në fillim të vitit që vjen do të jetë 1.5 deri 2.5 për qind. Kur merren parasysh edhe shtrenjtimit, kjo rritje vlerësohet se efektivisht mbërrin në mes të 0.9 dhe 1.9%.

Në muajin gusht Travail Suisse kishte kërkuar ngritje të pagave në mes të 0.5% dhe 3%, në varësi nga lëmi i punës.