Shkurt.ch

Rritje e ekonomisë zvicerane

Në tremujorin e fundit të vitit 2010 ekonomia e Zvicrës është rritur për 3.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009

Ekonomia e Zvicrës në tremujorin e fundit të vitit 2010 ka shënuar një rritje prej 3.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Ky zhvillim, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), ka mundësuar rritjen e bruto prodhimit vendor gjatë gjithë vitit 2010 për 2.6%.

Një vit më parë, në vitin 2009, produkti i përgjithshëm vendor i Zvicrës kishte pësuar një rënie prej 1.9 për qind.  

Rritje të ngjashme presin ekspertët edhe për vitin në vijim. Kjo, me gjithë faktin se, për shkak të frangut të fuqishëm, Zvicra ka problem me eksportimin e mallrave të saj.