Lajme
Rritje dyshifrore e investimeve dhe remitencave
Investimet e huaja direkte u rritën me 36 për qind në tremujorin e dytë të këtij vitit, ndërsa remitencat për 17.6 për qind. Ky është gjysmëvjetori më i frytshëm në Shqipëri
Tremujori i dytë ka qenë më i frytshmi për Shqipërinë, e cila ka shënuar rritje dyshifrore edhe në investimet e kompanive të huaja në ekonominë shqiptare si dhe në dërgesat e bashkatdhetarëve. Kështu ka raportuar Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit bazuar në investime dhe remitenca.
Investimet e huaja direkte u rritën me 36 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke arritur në 198 milionë euro nga 145 milionë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sipas shifrave, investimet e huaja këtë gjysmë-vit janë 31.5 për qind më të larta se gjysma e parë e vitit të kaluar. E shprehur në vlerë monetare rritja është 115 milionë euro.
“Në raportin analitik të bilancit të pagesave, Banka e Shqipërisë thotë se prurjet më të mëdha në formën e investimeve direkte vijnë nga sektori i hidrokarbureve në vlerë 226 milionë euro ose sa 47 për qind e totalit. Në vend të dytë vjen sektori bankar dhe ai i telekomunikacionit, që përfaqësojnë përkatësisht 10 dhe 3 për qind të flukseve hyrëse të investimeve që vijnë nga jashtë”, thuhet në raportin të cilin e citon TCH.
Sipas Bankës edhe dërgesat e emigrantëve shënuan rritje dyshifrore me 17.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më konkretisht, për periudhën prill-qershor dërgesat e emigrantëve ishin 162.5 milionë euro nga 138.1 milionë që ishin një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit dërgesat nuk janë goditur nga përshkallëzimi i krizës greke, edhe pse ajo e shënoi kulmin pas fundit të qershorit, kur Greqia mbylli bankat. Në total si gjashtëmujor, remitencat ishin 305 milionë euro, ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se gjysma e parë e vitit të kaluar.
Pas disa vitesh rënie, trendi i dërgesave të emigrantëve u rikthye në territor pozitiv gjysmën e dytë të vitit të kaluar, i ndikuar ndoshta edhe nga përmirësimi i situatës ekonomikë në Eurozonë. Ndryshe edhe në Shqipëri, si vendet e rajonit, remitencat janë një amortizator i gjendjes sociale.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane