Shkurt.ch

Rritje 1.4% e ekonomisë së BE-së

Shtetet që kanë euron si monedhë të tyren kombëtare (19 sish) kanë shënuar një ngritje prej gjithsej 0.9%

Gjatë vitit 2014 ekonomia në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka shënuar një rritje relative. Brutoprodukti vendor  i ndarë mesatarisht në të gjitha këto shtete tregon për një rritje prej 1.4 për qind, bën të ditur Zyra Evropiane për Statistikë, Eurostat.

Në këtë mes, shtetet anëtare të cilat e shfrytëzojnë euron si monedhë të tyren kombëtare (19 shtete) kanë shënuar një ngritje më të vogël ekonomike, gjithsej 0.9% .

Nga shtetet e kësaj kategorie, më së shumti është rritur ekonomia në Estoni (plus 1.1 për qind)  ndërsa Gjermania dhe Spanja kanë rritje të ekonomisë në shkallën 0.7%. Vetëm në Qipro dhe në Finlandë ka pasur një rënie të ekonomisë, gjegjësisht minus 0.7% dhe minus 0.3%.