Ekonomi
Rritja rekordeve e çmimeve në Gjermani
Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit ndjeshëm në 10,9%, në përputhje me vlerësimin, nga 8,8% në muajin e kaluar
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Gjermani ka shënuar një nivel rekord në muajin shtator, pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).
Inflacioni i çmimeve të konsumit u përshpejtua në 10,0% në shtator krahasuar me 7,9% në gusht.
Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm me 43,9% krahasuar me vitin e kaluar si rezultat i luftës në Ukrainë dhe pengesave të furnizimit.
Nga ana tjetër, çmimet e ushqimeve u rritën me 18,7%. Pa përfshirë energjinë dhe ushqimin, inflacioni ishte 4,6%, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Kostoja e transportit regjistroi një rritje dyshifrore prej 14,0% në shtator, pas një rritjeje prej 3,7% në gusht. Çmimet e mallrave u rritën me 17,2% në terma vjetore, dhe ato të shërbimeve në tërësi u rritën me 3,6%.
Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit ndjeshëm në 10,9%, në përputhje me vlerësimin, nga 8,8% në muajin e kaluar.
“Në terma mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1,9%”, raportoi Destatis.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 2,2% pas rritjes me 0,4% në muajin gusht. Shifra përfundimtare përputhej me vlerësimin paraprak të publikuar më 29 shtator.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë