Ekonomi

Rritja më e ulët ekonomike në Maqedoni, më e larta në Serbi dhe Shqipëri

Sipas vlerësimit të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja e GDP-së e Bosnjë e Hercegovinës parashikohet të jetë 3.2 për qind këtë vit.

 

Në raportin e FMN-së “Perspektivat e ekonomive botërore”, rritja më e ulët ekonomike në vitin 2018 në Ballkanin Perëndimor vërehet në Maqedoni, me 1.6 për qind, ndërsa më e larta në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë me 4.0 për qind, përcjell albinfo.ch.

Sipas vlerësimit të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja e GDP-së e Bosnjë e Hercegovinës parashikohet të jetë 3.2 për qind këtë vit.

Kroacia pret zgjerimin ekonomik prej 2.8 për qind këtë vit, Mali i Zi 3.7 për qind, sipas raportit të FMN-së, publikuar në faqen e internetit të institucionit financiar, me rastin e konferencës vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore në Bali, e cila është në vazhdim e sipër.