Kosova
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohen masa të reja
Kosova në ditët e fundit ka shënuar rritje të rasteve pozitive me COVID-19, e i shqetësuar për këtë gjendje është shprehur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili paralajmëroi se shumë shpejt në Kosovë do të nis vaksinimi me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.
Latifi u shpreh se së shpejti do të takohet Komiteti për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike për të diskutuar për masat e nevojshme që duhet marrë.
“Unë jam i shqetësuar për atë shkak, kjo nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë botën duke ngjarë. Është mirë që janë rastet më të buta nuk kemi vdekje tash e disa kohë, por megjithatë unë jam i shqetësuar. Komiteti për masat e duhura do të takohet shumë shpejt ne jemi duke menduar me i marr masat e duhura konform gjithë vendeve të kontinentit të Evropës dhe të gjithë botës”, theksoi ai.
Ministri i Shëndetësisë derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, paralajmëroi se shumë shpejt në Kosovë do të nisë administrimi i dozës së katërt.
“Ne do t’i vendosim në bazë të atyre që ekspertizës dhe shkencëtarët tanë na këshillojnë unë kisha propozuar që ju ta plasoni dhe njëherë ftesën tonë të përgjithshme që secili që nuk është vaksinuar të vaksinohet, ata që i kanë marrë dy vaksina të marrin edhe vaksinën e tretë, por edhe shumë shpejt do të fillojmë edhe me vaksinën e katërt… Shumë shpejt, .sa më shpejt që është e mundur do të fillojmë”, theksoi Latifi.
Kreu i shëndetësisë kosovare, Rifat Latifi shtoi se si ministri po punojnë në 17 ligje dhe akte ligjore.
Vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Aktiv me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë mbi 160 raste.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?