Ekonomi
Rritja më e madhe e ekonomisë gjermane në gjashtë vjetët e fundit
Prodhimi industrial gjerman u rrit më shumë se sa pritej në gusht. Kjo është norma më e lartë e rritjes në gjashtë vjetët e fundit, sipas të dhënave të lëshuara të hënën, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Ekonomia më e madhe e Evropës po rritet vazhdimisht në tremujorin e tretë të këtij viti. Prodhimi industrial në muajin gusht u rrit me 2.6 për qind. Ky është rezultati më i mirë që nga korriku i vitit 2011 dhe ai tejkaloi vlerësimet e optimistëve më të mëdhenj.
“Ky është një rezultat shumë i mirë”, thotë Ralf Solven, ekonomisti kryesor në “Commerzbank”. Ai pret që deri në fund të këtij viti kjo rritje të jetë më e ulët, por është e qartë se ekonomia gjermane është më e qëndrueshme se kurrë.
Prodhimi i veturave, sipas të dhënave të Ministrisë Gjermane të Ekonomisë, është lideri i rritjes ekonomike dhe më së shumti kontribuon në rezultatin e përgjithshëm pozitiv në vend.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër