Lajme
Rritja e dollarit amerikan shkakton probleme
Shumë ekonomistë shqetësohen se rritja e mprehtë e dollarit po rrit gjasat për një recesion global, që mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.
Dollari është rritur 18% këtë vit dhe muajin e kaluar arriti në nivelin më të lartë të 20 vjetëve, sipas indeksit që mat dollarin kundrejt disa prej monedhave kryesore.
Arsyet e rritjes së dollarit nuk janë të paditura.
Për të luftuar inflacionin në rritje të SHBA-së, Rezerva Federale, siç njihet Banka Qendrore, i ka rritur normat e interesit afatshkurtër pesë herë këtë vit dhe po sinjalizon se ka të ngjarë që interesi të rritet edhe më shumë. Kjo ka çuar në rritjen e interesit të bonove të Thesarit amerikan, duke joshur kështu investitorët dhe duke rritur vlerën e monedhës amerikane.
Shumica e monedhave të tjera janë shumë më të dobëta, veçanërisht në vendet e varfra. Monedha indiane Rupee ka rënë gati 10% këtë vit kundrejt dollarit, monedha egjiptiane ka rënë 20%, dhe monedha turke Lira ka shënuar rënie të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










