Shqipëria
Rritja e çmimeve do të vazhdojë deri në qershor
Ushqimet, që zënë gjysmën e shpenzimeve në buxhetet familjare, udhëhoqën rritjen e çmimeve, duke u rritur me 7.2%, krahasuar me janarin e kaluar.
Familjet shqiptare po përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve në treg edhe këtë fillimvit. Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit janar, inflacioni qëndroi në nivelin 3.7%, rekord për dekadën.
Ushqimet, që zënë gjysmën e shpenzimeve në buxhetet familjare, udhëhoqën rritjen e çmimeve, duke u rritur me 7.2%, krahasuar me janarin e kaluar. Sipas tregtarëve, krahas mallrave që vijnë nga importi, rritje ka edhe për produktet vendase.
Një familjeje i nevojiten mesatarisht 3 mijë lekë më shumë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Shtrenjtimi është më i ndjeshëm te familjet me më pak të ardhura, që shpenzojnë më shumë për ushqime. Në këto kushte, qytetarët shprehen se jetesa po bëhet e papërballueshme, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Perimet, frutat, vajrat, mielli dhe buka janë produktet ushqimore me rritjen më të fortë. Ndërsa muajt e fundit, ky shtrenjtim po transferohet edhe te mishi, qumështi dhe nënproduktet. Paralelisht, shtrenjtimi i standardit të jetesës po ndihet edhe te karburantet dhe shërbimet.
Rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në qershor. Është ky vlerësimi që bën Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikës Monetare.
Në analizën e institucionit mbikëqyrës bankar, në rritjen e deritanishme të inflacionit ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburantet. Të dhënat tregojnë se në dy muajt e fundit, inflacioni shënoi 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.
Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, kjo do të varet edhe nga ecuria e tregjeve
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik