Lajme
Rritja e çmimit të naftës, kompanitë fitojnë miliarda euro
Fitimet e fundit thyen rekordin e vendosur në tremujorin e kaluar
Shell shënoi fitime rekord të enjten për të dytin tremujor radhazi. Gjiganti i energjisë përfitoi nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit natyror, të nxitura nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Shell me bazë në Londër tha se fitimet e saj për tremujorin e dytë u rritën në 11.5 miliardë dollarë (11.3 miliardë euro) nga 5.5 miliardë dollarë (5.4 miliardë euro) në të njëjtën periudhë tremujore vitin e kaluar.
Fitimet e fundit thyen rekordin e saj të vendosur në tremujorin e kaluar, kur kompania regjistroi 9.1 miliardë dollarë (9 miliardë euro) fitime të rregulluara.
Shell tha gjithashtu se do të blinte 6 miliardë dollarë të tjerë (5.9 miliardë euro) në aksione, duke nënvizuar pozicionin e saj të shëndetshëm në para, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që çmimet e naftës dhe gazit natyror të rriten pasi kombet refuzuan energjinë ruse dhe reduktimet e furnizimit shkaktuan kërdi në tregje. Rritjet e çmimeve po nxisin inflacionin global, ndërsa rritin fitimet në kompanitë e energjisë.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën