Lajme
Shqetësimet evropiane rreth rritjes së çmimit të energjisë
Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.
“Kjo nuk është një çështje që ne mund ta trajtojmë në nivel kombëtar, pasi kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar evropiane”, tha ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Konsumatorët janë duke i ndierë efektet në shumë vende evropiane nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. Ministrat e BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar këtë çështje. Deri më tani Franca, Italia, Greqia dhe Spanja po planifikojnë të lehtësojnë pagesat për familjet në nevojë.
Zyrtarët dhe disa ministra të BE-së theksojnë se rritja e çmimeve është e përkohshme. Çështja e energjisë në BE lidhet edhe me debatet më të ndjeshme sa i takon varësisë nga gazi rus dhe si të vazhdohet me kalimin në energjinë e rinovueshme.
Norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron u rrit në 3.4 për qind në shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë.
Hera e fundit që inflacioni ishte kaq i lartë ishte shtatori i vitit 2008.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit