Kosova
Rritja e çmimit të energjisë elektrike ngjall shqetësim te bizneset në Kosovë

Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15% ka ngjallur shqetësim të madh te bizneset në Kosovë, të cilat paralajmërojnë se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm ekonomikë kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për të zbutur ndikimin e kësaj rritjeje, përfshirë heqjen e përkohshme të TVSH-së për energjinë elektrike, shkruajn mediat në Prishtinë.
Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve “Solid” në Suharekë, e cilësoi këtë rritje si një barrë të rëndë për prodhuesit, duke theksuar se marzhet e fitimit në sektorin e tij janë të ulëta. Ai argumentoi se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve.
“Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë 15% rritje e shpenzimeve. Për prodhuesit, kjo është një ngarkesë tepër e madhe. Çmimi i lëndës së parë tashmë është rritur dhe kjo vetëm sa e përkeqëson situatën. Një ndihmë e madhe do të ishte heqja e përkohshme e TVSH-së për energjinë,” u shpreh Kuçi.
Ndërkohë, Suad Berisha, pronar i kolegjit “Universum”, tha se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë rëndë te qytetarët dhe bizneset, duke qenë se shumë sektorë janë të varur nga furnizimi stabil me energji elektrike. Ai e vlerësoi si hap pozitiv vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë në Kosovë, duke e parë atë si një mundësi për të shmangur monopolin e furnizimit.
Sipas tij, pavarësisht avantazheve afatgjata të liberalizimit të tregut, bizneset do të përballen me vështirësi në periudhën e tranzicionit. Prandaj, ai sugjeroi që qeveria të ndërmarrë masa lehtësuese, siç është përjashtimi i përkohshëm nga TVSH-ja për energjinë elektrike, derisa tregu i lirë të stabilizohet, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët