Lajme
Rritja e çmimeve të karburanteve, protesta nëpër Evropë
Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Spanjës në një protestë kundër rritjes së çmimit të ushqimeve, energjisë dhe karburantit.
Ai që nisi si manifestim i kamionistëve në fillim të javës, lidhur me rritjen e çmimit të karburantit, është zgjeruar tani në një revoltë masive e mbështetur nga partitë opozitare. Inflacioni ka arritur në nivelin e 7%, më i larti në më shumë se 3 dekada. Çmimi i energjisë ka prekur rekorde të reja dhe ka nxitur panik tek qytetarët, që kanë vërshuar në pikat e karburantit.
Çmimet po rriteshin me shpejtësi edhe paraluftës në Ukrainë, por situata atje ka shtuar presionin edhe më shumë: “Është një çështje serioze, pasi shumë njerëz duhet të udhëtojnë me makinë çdo ditë për të shkuar në punë. Karburanti shtrenjtohet gjithnjë e më shumë, por pagat tona mbeten njësoj, madje edhe më të ulta për shkak të inflacionit”, përcjell Albinfo.ch.
Të premten, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua me udhëheqësit e Italisë, Portugalisë dhe Greqisë për të nxitur një reagim të përbashkët ndaj krizës energjitike dhe një samit lidhur me çështjen në fund të muajit. Sanchez propozoi një ndryshim të sistemit aktual dhe sugjeroi një shkëputje mes kostove të gazit natyror dhe çmimit të energjisë në tregjet energjitike. /A2CNN
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve