Kosova
Rritja e çmimeve, qytetarët e Kosovës detyrohen të marrin kredi për shpenzimet e përditshme
Çmimet e produkteve janë rritur për 11.2 për qind në muajin prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, qytetarët e Kosovës po detyrohen të marrin kredi për shpenzime të përditshme duke mos arritur t’ia dalin financiarisht.
“Kredinë e kam marrë që të kem para në shtëpi, për nevoja të shtëpisë, për barna… Vjehrrit janë të sëmurë dhe duhet të kem para të gatshme në shtëpi”, thotë një qytetare për Rel.
“Jemi duke mbijetuar me këto rroga. Edhe pse po mundohemi të kursejmë çdo ditë, po marrim para nga kredia”, thotë ajo.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve janë rritur për 11.2 për qind në muajin prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritja ka filluar gradualisht, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, ndërsa hov i ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, që ka nisur në fund të shkurtit. Të dyja këto vende janë eksportuese të mëdha të drithërave, andaj lufta mes tyre ka lëkundur tregjet.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës konfirmojnë se në sektorin bankar ka rritje të kredive familjare.
Në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e përgjithshme e kredive në dhjetë bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 3.75 miliardë euro.
Prej tyre, mbi 1.4 miliard euro kanë qenë kredi për ekonomi familjare, që kanë për qëllim konsumin
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit