Shqipëria
Rritja e çmimeve në Shqipëri, kërkohet ndërhyrja e shtetit
Ekspertët propozojnë ndërhyrje të bankës qendrore për stabilizimin e çmimeve
Jetesa për shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Këtë e dëshmon rritja e fortë e çmimeve që në nëntor shënoi nivelin më të lartë të dhjetë vjetëve të fundit, duke e çuar inflacionin në 3.1%, përtej objektivit të Bankës Qendrore prej 3%.
Sot konsumatorët paguajnë më shumë për ushqimet kryesisht për fruta-perimet, bukën e drithërat që kanë parë rritjen më të madhe, blejnë më shtrenjtë karburantet, teksa rritja e çmimit të lëndëve të para në tregjet e huaja ka bërë që kostot të rriten edhe për të shkuar në kafene e restorante, ku shtrenjtimi i i tyre i faturohet konsumatorit final, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Por, si e lexojnë ekspertët këtë normë të lartë inflacioni?
“Flasim për pamundësi për konsumuar si pasojë e zhvlerësimit, pamundësi për të konsumuar në nivelet e mëparshme si pasojë e mosrritjes së të ardhurave, ndërkohë që çmimet sa vijnë e rritjet, ndërkohë që jemi në prag festash. Do kemi një rritje çmimesh të vazhdueshme, qoftë edhe artificialisht. Kemi një tejkalim të normës së objektivit të inflacionit që nuk vjen nga rritja e kërkesës, por nga rritja e çmimit të faktorëve prodhues”, shprehet ekspertja për ekonominë, Elona Shehu.
Përballë kësaj vale të pandalshme të rritjes së çmimeve, ekspertët propozojnë ndërhyrje të Bankës Qendrore për stabilizimin e tyre, pasi me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale, shpjegojnë ata shtrenjtimi i mëtejshëm i tyre është i pashmangshëm.
“Është një sinjal që banka në vetvete duhet të marrë hapa për ta normalizuar situatën, sepse nuk kemi të bëjmë me faktorë të përkohshëm, nuk kemi në prapavijë një rritje të kërkesës që ka çuar në këtë rritje çmimesh. Edhe bankat qendrore të vendeve të tjera janë duke rishikuar politikat e tyre”, shpjegon Shehu.
Situata e rritjes së çmimeve duket se i la të pasigurt, ku edhe pse në nëntor besimi i tyre në ekonomi u përmirësua, vlerësimet e tyre për të shpenzuar dhe për të bërë blerje të mëdha në të ardhmen ishin në rënie.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë