Lajme
Rritja e çmimeve, në krye të shqetësimeve të gjermanëve
Rritja e mprehtë e çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët është në krye të shqetësimeve të qytetarëve në Gjermani, sipas një sondazhi.
“Edhe lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe koronavirusi nuk ishin aq shqetësuese sa rritja e kostos së jetesës”, thuhet në sondazhin e publikuar nga eksperti i konsulencës së menaxhimit “McKinsey”, Marcus Jacob, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 57% e më shumë se 1 000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh për momentin ishte inflacioni.
Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, në sondazhin e kryer midis 23 shtatorit dhe 2 tetorit, thanë se prisnin që çmimet të vazhdonin të rriteshin.
Ndërsa, vetëm 18% e të anketuarve e quajtën luftën në Ukrainë si shqetësimin e tyre më të madh, 6% ishin të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe 3% për pandeminë e Covid-19.
Sipas Jacob, më shumë se një e treta e konsumatorëve tashmë duhet të kufizojnë konsumin e produkteve jothelbësore. Më shumë se gjysma e tyre nuk po kursejnë më.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane