Lajme

Rritet trefish pagesa e studentëve të huaj në ETH

Këto tarifa do të rriten nga 730 sa janë sot në rreth 2200 franga, duke filluar nga semestri i vjeshtës 2025, ka vendosur Bordi i ETH

Tarifat e semestrave për studentët e huaj në ETH janë përfunmdimisht në rritje. Kështu, këto arifa do të rriten nga 730 sa janë sot në rreth 2200 franga, duke filluar nga semestri i vjeshtës 2025, ka vendosur Bordi i ETH.

Kjo do të ndikonte tek studentët e huaj të ETH Cyrih dhe EPFL Lozanë të cilët vijnë në Zvicër për të studiuar, shkruan srf.ch. Universiteti Politeknik i Cyrihut ETH pati njoftuar në korrik se tarifat e shkollimit për studentët e huaj do të rriteshin.

Në mars, Bordi i ETH ishte shprehur kundër një rritjeje. BE me sa duket kërkon që studentët nga vendet anëtare  të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë.