Lajme
Rritet shkalla e punësimit në BE
Në vitin 2022, 75% (193.5 milionë) e 20-64-vjeçarëve të Bashkimit Europian ishin të punësuar, përqindja më e lartë e regjistruar, që nga fillimi matjes së serive kohore në 2009.
Shkalla e punësimit ra në 72% në 2020, për shkak të COVID- 19, por u rimëkëmb në 73% në 2021 dhe u rrit më tej me 2 pikë përqindje (percentage points, pp) në 2022.
Ky informacion vjen nga të dhënat për fuqinë punëtore, të publikuara së fundmi nga Eurostat.
Midis vendeve të BE-së, 11 kishin norma punësimi mbi 78% (një nga tre objektivat e vendosur në planin e veprimit të vitit 2030 të Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale), ku Holanda (83%), Suedia dhe Estonia (të dyja 82%) kishin normat më të larta. Normat më të ulëta u regjistruan në Itali (65%), Greqi (66%) dhe Rumani (69%).
Gratë më të mbikualifikuara se burrat
Në vitin 2022, shkalla e mbikualifikimit në BE ishte 22%, 21% për meshkujt dhe 23% për femrat. Mbi-kualifikimi është kur personat me arsim të lartë janë të punësuar në profesione, që nuk kërkojnë një nivel kaq të lartë arsimimi.
Duke qenë se viti 2023 është Viti Europian i Aftësive (European Year of Skills), këto statistika mund të ndihmojnë për të informuar politikëbërësit, se si njerëzit në BE ia dalin në lidhje me zbatimin e kualifikimeve të tyre.
Ndër vendet e BE-së, shkalla e mbikualifikimit ishte më e larta në Spanjë (36%), e ndjekur nga Greqia dhe Qiproja (secila 32%). Ndërkohë, normat më të ulëta shënuan Luksemburgu (7%), Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Çekia (secila 14%).
Në 19 nga 27 vendet e BE-së, gratë kishin nivele më të larta të mbikualifikimit se burrat, me dallimet më të mëdha të regjistruara në Maltë (+11 pp), Qipro (+8 pp), Itali dhe Sllovaki (të dyja +7 pp).
Megjithatë, në tetë vende të BE-së, meshkujt kishin norma më të larta të mbikualifikimit, me dallimet më të mëdha të regjistruara në vendet baltike: Lituani (+5 pp), Estoni dhe Letoni (secila +4 pp). / Eurostat
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero