Lajme
Rritet sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Çmimi i naftës u rrit sërish të enjten, ndërsa mbizotëruan shqetësimet për furnizimet dhe tensionin gjeopolitik në Evropë, ndërkohë që inflacioni vazhdon të rritet.
Një masë e Bashkimit Evropian që pritet të ndalojë karburantin nga Rusia, furnizuesja e kryesore e naftës krudo dhe karburanteve të tjera, pritet të krijojë vështirësi të mëtejshme për sistemin global të furnizimit.
BE-ja ende po debaton rreth detajeve të një embargoje për Rusinë, që për t’u miratuar ka nevojë për mbështetje unanime. Votimi është shtyrë sidoqoftë për shkak se Hungaria kundërshton këtë ndalim që do të shkaktonte probleme të mëdha për ekonominë e saj.
Më gjerë, çmimet e karburanteve dhe tregjet financiare u vendosën nën presion këtë javë mes rritjeve të normave të interesit, rritjen më të madhe të interesit të dollarit që prej dy dekadash, shqetësimeve për inflacionin dhe për një recension të mundshëm.
Kanë ndikuar gjithashtu në tregje masat e gjera izoluese për COVID-19 në Kinë, vendin që importon më shumë naftë krudo.
“Sanksionet aktuale dhe të pritshme ndaj naftës ruse kanë shkaktuar kërkesë të reduktuar dhe rritje të furnizimeve (nga Rezerva Strategjike e Naftës)”, thotë Jim Ritterbusch, president i firmës “Ritterbusch and Associates” në Galena, Illinoi.
“Rritja e çmimeve në stacionet e karburantit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të frenojnë ndjeshëm rimëkëmbjen e kërkesës gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe deri në vitin 2023”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) të enjten në raportin e saj mujor.
“Masat e zgjatura izoluese në të gjithë Kinën… po nxisin një ngadalësim të konsiderueshëm në konsumatorin e dytë më të madh të naftës në botë”, shtoi agjencia.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli parashikimin e saj për rritjen e kërkesës botërore për naftë në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e inflacionit dhe rigjallërimin e variantit të koronavirusit Omicron në Kinë.
Të mërkurën, çmimet e naftës u rritën me 5% pasi Rusia sanksionoi 31 kompani me seli në vendet që vendosën sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
Kjo krijoi shqetësim në treg në të njëjtën kohë që flukset e gazit natyror rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës ranë me një të katërtën. Kjo ishte hera e parë që eksportet përmes Ukrainës ndërpriteshin që nga fillimi i sulmit ushtarak nga Rusia./voa
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind