Lajme
Rritet prodhimi i qymyrit në vendet e BE-së
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) bashkë me krizën e energjisë vitin e kaluar rritën prodhimin dhe konsumin e qymyrit.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat lidhur me prodhimin dhe konsumin e qymyrit për vitin 2022 në 27 vende anëtare të BE-së.
Sipas kësaj, në periudhën që u shënua kriza e energjisë, në BE u rrit prodhimi dhe konsumi i qymyrit.
Vitin e kaluar prodhimi i qymyrit në BE në krahasim me një vit më parë u rrit me 5 për qind dhe arriti në 349 milionë tonë, ndërsa konsumi i qymyrit u rrit me 2 për qind, duke arritur në 454 milionë tonë.
Prodhimi i qymyrit linjit në vitin 2022 u rrit me 6 për qind në krahasim me një vit më parë dhe arriti në 294 milionë tonë. Gjermania u rendit e para në prodhimin e linjitit në mesin e 9 vendeve të BE-së, të cilat prodhojnë linjit.
Gjermania kreu 44 për qind të prodhimit të linjitit të BE-së me 131 milionë tonë. Polonia 19 për qind të prodhimit të linjitit, Bullgaria 12 për qind, Çekia 11 për qind, ndërkohë prodhim të linjitit kryejnë edhe vendet e tjera, si Rumania, Greqia, Hungaria, Sllovenia dhe Sllovakia.
Vitin e kaluar prodhimi i qymyrit të gurit të vendeve të BE-së arriti në nivelin 55 milionë tonë. Në mesin e vendeve të BE-së, prodhimi i qymyrit të gurit u bë vetëm në Poloni dhe Çeki.
Konsumi i qymyrit në vitin 2022 arriti në 160 milionë tonë. Konsumi më i madh i qymyrit u realizua në Poloni, me 38 për qind dhe në Gjermani, me 25 për qind. Këto vende u pasuan nga Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Çekia.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra