Bota

Rritet popullsia e Turqisë

Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ka shënuar rritje prej rreth 1.2 milionë banorë në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në më shumë se 82 milionë banorë.

Kjo është konfirmuar nga Instituti i Statistikave në Turqi. Sipas kësaj, popullsia e vendit, e cila në vitin 2017 ka qenë 80.810.525 banorë, theksohet se me një rritje prej 1.193.357 personave në fund të vitit 2018 ka arritur në mbi 82.003.882 banorë, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu bëhet e ditur se përqindja e popullsisë së gjinisë mashkullore është 50.2 për qind dhe popullsia e gjinisë femërore në 49.8 për qind. Stambolli është qyteti më i madh me një popullsi prej 15.067.724 banorë, ndërsa më pas vijnë Ankaraja dhe Izmiri.