Lajme
Rritet përdorimi i antibiotikëve në BE, bëhet thirrje për veprim
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se konsumi i antibiotikëve në Bashkimin Evropian (BE) midis viteve 2019 dhe 2023 është rritur dhe ka bërë thirrje për veprim për të reduktuar përdorimin e antibiotikëve.
Në raportin e fundit të lëshuar nga ECDC thuhet se barnat antimikrobik që përdoren për të vrarë organizma, si bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ose për të ndaluar përhapjen e tyre krijojnë rezistencë tek individët dhe kjo situatë përbën rrezik për shëndetin publik.
Në raport theksohet se më shumë se 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) për shkak të infeksioneve rezistente antimikrobiale dhe se konsumi i antibiotikëve në BE u rrit me 1 për qind midis viteve 2019 dhe 2023, duke u larguar kështu nga synimi për të reduktuar konsumin e antibiotikëve me 20 për qind deri në vitin 2030.
Po ashtu në raport thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihet qëllimi i vendosur nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nga atje apelojnë për një “përgjigje të unifikuar dhe urgjente” ndaj problemit.
Në raport renditen tri zgjidhje për problemin, respektivisht parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, përdorimi i kujdesshëm i antimikrobikëve, zhvillimi i antimikrobikëve të rinj, si dhe sigurimi i qasjes në to.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane