Lajme
Zvicër: 12% më shumë raste të koronavirusit, brenda një jave
Aktualisht janë 40 pacientë me Covid-19 në terapi intensive dhe kjo është 11 për qind më shumë se një javë më parë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 16,826 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 2232 në ditë, që është 12 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 42 ditë, raporton srf.ch.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 318.2.
BAG raporton 212 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 21 shtrime në ditë.
607 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 ose 26 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 40 pacientë me Covid-19 në terapi intensive dhe kjo është 11 për qind më shumë se një javë më parë.
BAG raporton 7 raste të reja të vdekjes gjatë një jave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë