Lajme

Rritet paga minimale në katër kantone

Në janar 2025, pagat do të rriten në katër nga pesë kantonet që kanë ligje për pagën minimale.

Në Gjenevë do të rritet nga 24.32 në 24.48 franga në orë; në Bazel do të rritet nga 21 në 22 franga, në Neuchâtel nga 21 në 21,31 franga dhe në Ticino, tarifa për orë do të shkojë nga 20 në 20,50 franga, transmeton albinfo.ch.

I vetmi kanton pa rritje pagash këtë vit është Jura, sepse paga minimale tashmë ishte rritur atje nga 20.60 në 21.40 franga në orë në korrik 2024.