Shkurt.ch
Rritet numri i zviceranëve jashtë vendit
Numri i shtetasve zviceranë jashtë vendit u rrit me 1.1%, duke arritur në 760.200 në fund të vitit të kaluar. Shumica jetojnë në vendet fqinje dhe në Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Komuniteti i emigrantëve përbën 10.6% të numrit të përgjithshëm të shtetasve zviceranë, sipas statistikave zyrtare botuar të enjten. Gati tre të katërtat e e shtetasëve kanë shtetësi të dyfishtë.
Rritja më e madhe krahasuar me vitin 2017 u regjistrua në Evropë me 1.5%, ndërsa Afrika ishte i vetmi kontinent ku zvogëlohej komuniteti zviceran jashtë vendit (-0.5%), përcjell albinfo.ch.
Statistikat tregojnë se 62% e të huajve jetojnë në Evropë, përpara Amerikës së Veriut (24%) dhe Azisë (7%), Oqeanit (4%) dhe Afrikës (3%). Franca fqinje mbetet destinacioni më i popullarizuar (25.9%), pasuar nga Gjermania dhe Italia, përcjell albinfo.ch.
Midis vendeve që flasin anglisht, Shtetet e Bashkuara janë të parat me 80,400 emigrantë, e ndjekur nga Kanadaja me rreth 40,000, Britania me 35,700 dhe Australia me 25,100. Me gjithë pasigurinë rreth Brexit, komuniteti zviceran në Britani shënoi rritjen më të madhe në 2018-ën (+ 2.7%).
Komuniteti zviceran që jeton në Hungari (55% janë mbi 65 vjeç), pasuar nga Tajlanda (33%), Spanja (32%), Portugalia ( 28%) dhe Afrika e Jugut (27%).
SHBA ka përqindjen më të lartë të zviceranëve të huaj të moshës 79 (8%). Kanadaja, Britania dhe Italia me 7% secila janë gjithashtu pak mbi mesataren e përgjithshme prej 6%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)