Bota
Rritet numri i viktimave nga stuhitë në Evropë, shkon në 20 persona
Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në gjithë kontinentin
Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane, si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.
Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.
Në Rumani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Situata është më e keqe sesa pritej
Në Hungari dhe Poloni janë mobilizuat ushtarët për të përforcuar argjinaturat e lumenjve me thasë rëre. Shumë ndërtesa historike në të dy vendet janë mbyllur përkohësisht.
Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet.
Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.
Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Në fotot në media shihet se qytetarët janë evakuuar me ndihmën e varkave dhe se shumë qytete janë përmbytur.
Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor, si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë